Arthur Smith mekaniku nga Kenti ka marrë përsipër të niset për në Kiev me një autobus për të shpëtuar fëmijët jetimë.

Një mision ky sa humanitar aq edhe i rrezikshëm.

Mësohet se bashkë me të do të nisen edhe ish-mjekë të ushtrisë të cilët i janë bashkuar këtij misioni humanitar.

Grupi do të shkojë në vendin e shkatërruar nga lufta për të shpëtuar 200 jetimë.

Planet për këtë mision filluan një ditë pas pushtimit të Rusisë, gjatë kohë kur Smith ishte duke dëgjuar lajmet, u shpreh se në atë momente mendoi që duhet të bënte diçka.

“Sapo i pashë lajmet mendova, je i padobishëm. Dikush duhet të bëjë diçka,” është shprehuar ai.

25-vjeçari, i cili jeton në Sevenoaks bleu një autobus shkolle për 2500 £.

Ai kontaktoi një shoqatë bamirëse mjekësore në Facebook.

Autoritetet ukrainase e lejuan atë të kryejë misionin e tij në këmbim të shpëtimit të jetimëve nga Kievi për t’i çuar në Poloni, në një vend të sigurt.

Smith, i cili gjithashtu ka punuar si riparues dhe shofer autobusi, i bëri thirrje edhe miqve të tij për t’u bashkuar me të, madje duke marrë dy nga furgonat e tij të patrullës rrugore.

“Unë thjesht kam menduar për fëmijët. Unë kam menduar se çfarë do t’u them atyre. Unë ngisja një autobus shkollor dhe u thoja mirëmëngjes fëmijëve kur hipnin, tha ai.

Ai e nisi misionin e tij humanitar këtë fundjavë, duke u nisur përmes Francës, Gjermanisë dhe Polonisë.

Deri nesër në mëngjes, Smith duhet të arrijë në kufirin polako-ukrainas, ku grupi do të ndalojë për të shkarkuar furnizimet, më pas ata do të vazhdojnë për në Kiev.

“Unë nuk e di me çfarë do të përballem,” tha Smith duke u shprehur se nuk ka hyrë kurrë në një zonë konflikti.

Ndërsa Connor, i cili punon në shërbimin e ambulancës, i është bashkuar këtij misioni.

23-vjeçari nga Londra, i cili ka marrë një javë pushim nga puna, tha se ishte “surreale” të shihje luftën në televizion dhe donte të ofronte ndihmën e tij.

“Ka ende foshnja që duhet të lindin,” tha ai.

Misioni vjen pasi njerëzit në të gjithë Britaninë kanë mbledhur pajisje dhe sende të tjera për t’i çuar në Ukrainë.

Ndërkohë në Mançester, banorët të ndryshëm u bënë bashkë dhe mblodhën pajisje ushtarake me vlerë gati 20,000 £ për luftëtarët.

 Methode Sundaytimes Prod Web Bin 7f017860 9cb2 11ec 84fe A2a0efa555d1

 Methode Sundaytimes Prod Web Bin 6c46bf32 9cb2 11ec 84fe A2a0efa555d1

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb