Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehut ka qenë dje pjesë e delegacionit që shoqëronte kryopozitarin Lulzim Basha në Maqedoni.

Shehu përmes një postimi në ‘Facebook’ theksoi se vizita ishte në mbështetje të votës ‘Po’ për referendumin për emrin, që do të mbahet më 30 shtator, ndërsa shtoi se ku vendim është për të ardhmen europiane.

“Dje ne Maqedoni me Z.Basha.
Ne mbeshtetje te votes “Po” per Referendumin e dates 30 Shtator.
Nje vote e tille nuk eshte nje vote per ndonje parti politike, per opoziten apo maxhorancen.
Ajo eshte nje vote per te ardhmen europiane, integrimin e menjehershem ne NATO te atij vendi.
Eshte nje vote per secilin qytetar aty, sigurine, lirine, realizimin e aspiratave te cdokujt.
Eshte nje vote edhe per implementimin e asaj qe shqiptaret, si shtet formues ne Maqedoni, po realizojne e do te persosin e konsolidojne me tej.
Eshte nje vote per te gjthe Rajonin tone europian e paqesor.
Eshte nje rast unik, qe vjen shume ralle ne histori, per te gjithe ata shtetas, pavaresisht nga nacionaliteti, feja e bindjet politike te tyre”, shkruan Tritan Shehu.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb