Deputeti i PD-së Ervin Salianji në emisionin ‘Pikat mbi i’ u shpreh se ishte 25 prilli ai që shkaktoi problemet në Partinë Demokratike.

Gjatë bisedës në studio, ndërsa foli për situatën e brendshme politike në PD, ai theksoi se nuk ka dy palë apo dy parti politike, duke shtuar se Partia Demokratike ka institucionet nga pikëpamja ligjore.

“PD ka një zhvendosje të vëmendjes për shkak të problemeve që po ndodhin. 25 prilli e prodhoi këtë krizë. Më pas Sali Berisha shpallet non-grata dhe përdor një pjesë të lidershipit për të ardhur këtu. Nuk ka dy kampe politike, por vetëm një. Ka vetëm një logjikë, institucionet përcaktojnë legjitimitetin dhe ua jep një procedurë e caktuar që kalojnë nëpërmjet votimeve. Pra PD ka këto institucione nga pikëpamja ligjore i pëlqejnë apo jo dikujt tjetër. Vendimmarrjet janë të rëndësishme. PD me Berishën në krye ka zero për qind të vijë në pushtet. Të dalë një person që nuk ka asnjë funksion në PD dhe ta trajtojë në këtë mënyrë, kjo nuk ka asnjë kuptim në 2021”, tha më tej Salianji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: