Kryegjyshi botëror i bektashinjve i është drejtuar sot me një mesazh shqiptarëve nëpërmjet ”News24” lidhur me situatën e koronavirusit.

Ai shprehet se me besim dhe shpresë ta kalojmë këtë situatë ndërkohë ka dhe një apel për politikën.

Kundrejt detyrës për të zbatuar urdhëresat e kryeministrit Edi Rama Baba Mondi kërkon që politikanët të jenë bashkë në këtë situatë për t’i ardhur në ndihmë shqiptarëve.

 

MESAZHI I KRYEGJYSHIT BOTËROR TË BEKTASHINJVE

Bismilah e rrahman e rrahim
-i dashur i gjithe pipulli yne !
-Te dashur ju bashkombas kudo qe ndodheni , ne te gjithe vatrat tona Shqipare, Te dashur ju besimtare te te gjithe besimeve, ne gjithe boten !

-Keto dite po perjetojme nje nga sfidat qe ka pushtuar gjithe boten, gjithe universin . Shoqeria njerzore po perjeton nje lufte me mikrobin vdekjeprures Co vit 19 ,nje lufte , me jeten . Cdo dite jeta po i nderpritet njerzve , si dhimbje jo vetem per familjen , te afermit e tyre per te gjithe Ne , pasi ne kuran thuhet ; Se njeri te vdese , vdes e gjithe bota .
Zoti e krijoi njeriun , si krijesen me te larte , me te ndergjegjshme, me te vullnetshme per te menazhuar Universin , per te begatuar jeten ne toke.
-Zoti i dha mendje dhe gjykim njeriut , ndresa vullnetin ja la ne vete doren e tije .

-Ne kete sfide njerzore te kesaj kohe te gjykojme me mend te luftojme me vullnet , me vetedije te larte njerzore se si gjithnje , njeriu si krijese me inteligjente e natyres do ta perballoje e sfidoje ate si gjithmone me ndihmen e Allahut , me luften vetmohimin e tije te panderprere te kesaj lufte per ta sfiduar ate sic ka krijuar Allahu per ta Nenshtruar Universin , ku ka trimfuar dhe e menaxhon ate duke e kthyer cdo sfid ne sherbim te tije , te Jetes .

-Duke qene se ne medimet profetike Allahu thote ,Ruaju te ,te ruaj , le te luftojme dhe te zbatojme cdo ligj cdo urdherese te Kryeministrit Qeverise , e cila eshte shphrehje e vullnetit te zotit ne toke , qe me besim tek Zoti qe na udheheq gjithnje per te mire , ta fitojme , te mos nenshtrohemi dhe ta sfidojme dhe kete realitet te krijuar si sfide per ne! – Lusim Zotin qe lufta, jone te me besim shprese e optimizem te triumfojme e ti kthehemi jetes sone te dashur te perditshme .

-Falenderoj nga zemra gjithe njerzit gjithe mjeket, infermieret , sanitaret, punojsit e gjthe shebimeve sociale farmaci ushimore , punojsit e policise , te mediave shtypit qe jane ne balle e pararoje te kesaj sfide qe do t’ia dalim se shpejti mbane !
-Amin !

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb