Napoli ka përforcuar organikën e tij me Xhovani Di Lorencon, mbrojtësin anësor të Empolit, që mbulon fashën e djathtë njëjtë si Elseid Hysaj dhe që ishte kërkuar me ngul nga trajneri Karlo Ançeloti, me këtë të fundit që e ka parë gjithnjë shkodranin si rezervë në ekip.
Di Lorenco ishte përfolur javë më parë si përforcim për Napolin dhe u bashkohet të kaltërve njëjtë siç bëri dhe Hysaj, pikërisht nga skuadra e Empolit. “Jam shumë i lumtur për aventurën time të re te një klub prestigjioz siç është Napoli. E pres me padurim fillimin e sezonit,” u shpreh 25-vjeçari.
(Balkanweb)