Gazetarja e kronikës së zezë, Etleva Delia pohoi mbrëmjen e sotme se ka dyshime se vrasja e policit Çaush Saliasi nga kolegu i tij Ludian Zaimi nuk ka qenë si pasojë e një konflikti të çastit.

E ftuar në “Open” në ‘News24’ Delia tha se edhe në videon e publikuar sot që tregonte momentin e vrasjes, shihet se mes viktimës dhe autorit nuk ka pasur ndonjë përplasje, pasi edhe kolegët e tyre shfaqen të qetë. Ajo theksoi se në dëshminë e tij autori ka pohuar se ndihëj i bullizuar nga viktima dhe se këto shqetësime i mbante brenda vetes.

Mes të tjerash Delia tha se viktima bëri edhe një veprim që shpëtoi kolegët e tij, pasi mbylli derën me këmbë duke penguar kështu kolegun që të qëllonte më me armë.

PJESË NGA DISKUTIMI
Julian Kasapi: Këto informacione janë të vetmet informacione sa i përket vrasjes brenda policisë. Ajo që bën përshtypje, është se në çfarë krize ndodhet policia. Jo vetëm për pjesën e efektivëve të saj, por edhe të rekrutimeve. “Ai më ofendonte”, nuk është motiv për të vrarë. Policët duhet të trajnohen sa i përket pjesës së vetëpërmbajtjes.

Etleva Delia: Ai pretendon se është bullizuar prej disa muajsh nga efektivi tjetër. Është ndjerë i fyer, se thotë se çfarë e kishte fyer kolegu. Ndërkohë që të tilla fyerje nuk i kishte adresuar te eprorët e tij. Deri tani askush nuk ka pasur dijeni për konfliktet që kishte me kolegun. Nuk duket se gjithçka ka ndodhur nga një sherr i momentit. Ai në video shfaqet i qetë.

Julian Kasapi: Kjo është gjatë momenteve të instruktazhit. Kemi dhe mosreagim nga kolegët.

Delia: S’më ngjan se viktima e ka folur diçka. Autori pretendon se është fyer dhe e i ka thënë; di do e lëmë këtë muhabet, si do e zgjidhim. Pasi nuk ka reaguar viktima, ai e ka qëlluar. Ky është qëndrimi i autorit. Nga sa shohim në pamje, kolegu tjetër nuk ndërhyn. Kolegët e tjerë po i vijnë në ndihmë kolegut të plagosur.

Karamuço: Ajo që më bën përshtypje është fakti se shihni se sa i qetë është personi. Ka pasur një debat mes tyre. Ata janë duke punuar në pc. Ata janë në një moment qetësie. Policia ka orare të tejzgjatura. mendoni sikur agresivitetin ta kishte vazhduar më tej, pasi personi në të tilla situata mund të agravojë. Shyqyr që u tërhoq për t’u larguar.

Delija: Efektivi i plagosur e shtyn derën me këmbën se lejon që të futet brenda autori. Autori hap derën dhe vazhdon të qëllojë, ndërkohë që i plagosuri e mbyll derën. Ata, kolegët, kanë thënë se nuk kanë qenë në dijeni të konfliktit që kanë pasur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: