Ish-deputeti i PD-së, Florjon Mima sugjeron 4 zgjidhje që qeveria të mund t’i vërë në zbatim për të ndihmuar qytetarët në këtë kohë krize, kur COVID-19, ka paralizuar gjithçka. Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Mima sjell si model për t’u marrë shembull Kosovën, e cila ka marrë një sërë masash për qytetarët dhe bizneset.

Ndërkohë, demokrati e ka cilësuar paketën ekonomike të miratuar nga qeveria, anemike dhe tërësisht të pamjaftueshme.

REAGIMI I MIMËS
Shikoni paketen e ndihmes se Kosoves per qytetaret e bizneset. Masa dinjitoze, njerezore dhe me plot sakrifica, qe gjysma e kombit ben per njerezit dhe ekonomine e vet. Me nje buxhet sa gjysma e ketij tonit heq menjane trefishin e shumes sone.
Qeveria shqiptare nga ana tjeter, ka miratuar nje pakete anemike dhe teresisht te pamjaftueshme.
Koha therret per zgjidhje madhore, pasi behet fjale per ekzistencen e ekonomise sone e te jetes se bashkeqytetareve tane te cilet mund t’i shpetojne virusit por mund te ngelen ne kthetrat e urise, kequshqyerjes, mungeses se te ardhurave por edhe te mungeses se mallrave e sherbimeve jetike ne treg.
Cfare duhet bere?
1. Dil mbi veten dhe anullo PPP-te e panevojshme qe ke miratuar. Pranoje qe me mire te anulohen ato sesa te pllakose skamja ne vend. Ekonomia e vendit dhe jetet e shqiptareve kane me shume rendesi se disa kontrata abuzive pa asnje vlere per njerezit, dhe qe kane perpire pjesen e luanit nga buxheti.
2. Degjo zerin e sipermarrjes. Jane ata motorret qe po fiken, por jane ata qe e kane mbushur ne 30 vjet arken e perbashket, dhe sot kur kane nevoje, kane te drejten absolute te marrin nga arka e perbashket. Nuk mundet thjesht t’u thuash ‘merrni kredi’. Kredia eshte nje peshkaqen qe po ua nguli dhembet do t’ua shqyeje mishin me llokma.
3. Jepu çekun per cdo punetor qe rri ne shtepi. Çekun per mbijetese, jo per fitimet e kompanive. Sepse po u ngjall sipermarrja, me shume do te kontribuoje neser ne arken e perbashket.
4. Lere fshatin te punoje e te prodhoje, se nga prodhimet e tyre do te ushqehet populli neser. Edhe fermereve jepu nje cek ne dore qe te perballojne pandemine si pjesetare dinjitoze te nje familje te madhe.
Kemi rastin, nje here te vetme te sillemi si shqiptare te mire e solidare. Opozita e ka bere pjesen e saj, me aq sa ka mundur. Tani eshte radha e qeverise. Qe te mos shkoni më ne zyre duke i bere vetes pyetjen:”Cfare do t’u themi sot shqiptareve, si do t’ua themi?”, por t’i beni vetes pyetjen “Cfare do te bej sot per te shpetuar ekonomine nga vdekja dhe shqiptaret nga mjerimi e uria?”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: