Politika këtë 29 mars është në zi. Kjo pasi është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare Bashkim Fino, një nga personat më të vlerësuar e të dashur si nga familja politike ku ai bënte pjesë, por edhe kundërshtarët.

Pas vdekjes së parakohshme të ish-deputetit e kryeministrit të njohur, kanë reaguar miq të shumtë.

I radhës, është ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj. Përmes një mesazhi, Ahmetaj shpreh të gjithë hidhërimin e tij, duke shtuar se skenës politike, por jo vetëm, do i mungojë një mik e patriot i dashur.

Mesazhi i plotë i Arben Ahmetaj:

Me cfarë fjalësh mund ta përcjellësh një mik të shtrenjtë të zemrës e të familjes?!
Jam i hidhëruar nga ikja jote, nuk mund ta besoj. Do na mungosh cdo ditë si mik i dashur, si socialist me shpirt, si patriot i vërtetë që i dole për zot vendit në ditë të vështira.
Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb