Deputeti i PD Ervin Salianj gjatë fjalës së tij në Kuvend dje ka denoncuar ndërtimet pa leje në kryeqytet duke bërë përgjegjës kryeministrin Rama.

Sipas Salianjit “janë të njëjtët oligarkë që abuzojnë me tenderat e rrugëve në vend që ndërtojnë në kryeqytet” dhe që sipas tij “i kanë lidhur duart kryeministrit.”

Salianji shtoi se kryeministri ka deklaruar se “drejtuesit e pushtetit vendor janë përgjegjës dhe do mbahen përgjegjës penalisht për çdo ndërtim të paligjshëm”, por IKMT dhe institucionet përkatëse sot nuk marrin kundër këtyre ndërtimeve.

“Projektin Qukës-Qafë Plloç nuk e çoni dot deri në fund. Meqë jemi të rrugët, një denoncim tjetër është rruga Kardhiq-Delvinë, dyfishim i kostove këtu. Sot ishte në prokurori ish-drejtuesja e ARRSH. E inkurajojmë prokurorinë dhe besoj se do shkojë deri në fund. Aty ka një kallëzim penal nga ajo drejtuese ndaj kompanisë se rrugës së Arbrit që kishte marrë mbi 50 mln reuro dhe kishte punë të pakryera.

Këta janë të njëjtët oligarkë që bëjnë edhe pallatet në Tiranë, nuk u shkon policia e shtetit, as IKMT, që është i pafuqishëm kryeministri, janë të pafuqishëm ministrat dhe që është e pafuqishme qeveria. Kanë një muaj që nuk më kthejnë përgjigje, kush ka ndërtuar pa leje, pse nuk i kanë referuar në prokurori? Ashtu si ka thënë vetë kryeministri, tha nuk mbajmë përgjegjësi për fjalët. Ka thënë që drejtuesit e pushtetit vendor janë përgjegjës dhe do mbahen përgjegjës penalisht për çdo ndërtim të paligjshëm. Po sot ku është, pse nuk ikën IKMT me fadromat t’i  prishin ndërtimet?. Me çfarë ja kanë lidhur duart kryeministrit, me çfarë ja kanë lidhur duart”, tha Salianji në Kuvend.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: