TIRANË

Kryeministri Edi Rama pyet se me çfarë kuraje mund të mohohet transformimi në 7 vjet i sistemit spitalor.

Teksa publikon disa foto nga depoja farmaceutike e QSUT, ai thotë se 7 vjet më parë ishtë një magazinë e ububushme, ndërsa sot është me standarde europiane.

“Po mirë me çfarë kurajoje mund të mohohet sot transformimi si nata me ditën në vetëm 7 vjet i sistemit tonë spitalor?
Shikojeni se si ishte depoja farmaceutike e QSUT 7 vjet më parë, një magazinë e ububushme ku mbaheshin jashtë çdo standardi ilaçet e spitalit qendror të Shqipërisë dhe ja si është sot, një depo farmaceutike spitalore e standardeve europiane?
Kush nuk e di nga është nisur, nuk e ka idenë ku është dhe as nuk ka shans të arrijë ku do, përkundrazi rrezikon të kthehet mbrapsht pa e kuptuar as vetë se si! Prandaj të jemi të pakënaqur me tëra problemet e mprehta që akoma ka shërbimi shëndetësor, por të jemi gjithashtu të bindur, se siç janë përmbysur realitete dramatike si kjo depo farmaceutike e plot të tjera, do të zgjidhen me radhë e me vullnet, punë, durim edhe problemet më të mprehta?”, deklaron Rama.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb