Zyrtarët e shëndetësisë deklarojnë se gjendja e dy të infektuarve me koronavirus është e qëndrueshme. Najada Çomo, shefe e shërbimit infektiv në QSUT ka folur për gjendjen e dy të infektuarve me Covid-19.

“Gjendja shëndetësore e dy të infektuarve është e kënaqshme. Nuk kanë shfaqur probleme të rënda shëndetësore”, tha Çomo në “Open”.

E pyetur se me çfarë po trajtohen këta dy persona, Çomo u shpreh se po trajtohen me antibiotikë dhe antiviralë.

Personat kanë kaluar në pneunomi, që është një ftohje në pjesën e poshtme të mushkërive, për këtë arsye ata trajtohen me antibiotikë. Covid-19 vjen nga një virus viral dhe gjithashtu po trajtohen edhe me medikamentet antiviral- tha shefja e shërbimit infektiv në QSUT.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb