‘Me çifte brenda Bashkisë së Kamzës’, Berisha publikon video- denoncimin: Pa pikë problemi me armë në mes të ditës

Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video- denoncim ku duket një i moshuar me armë zjarri të tipit çifte ku pretendohet se është brenda Bashkisë së Kamzës e drejtuar nga socialisti Rakip Suli.

Në denoncim thuhet se ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes në orën 09:00 dhe se qytetarët futen pa pikë problemi në Bashki me armë në mes të ditës.

Berisha ndër të tjera komenton se kjo Bashki është kthyer në pyll për derra të egër.

 

STATUSI I SALI BERISHËS

Degardim i plote i narkoshtetit!

Ne Bashkine e Narkomonistit Suli njerzit shetisin me arme gjahu sikur je ne pyll per derra te eger!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qyetetarit dixhital. sb

Kjo ka ndodhur sod ne mengjes ne oren 9 ne bashkin e kamzes shiko se si futen qytetaret pa pik problemi me arme ne mes te dites ne bashkin e rakip suli

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb