I konsideruar shpesh si një nga meshkujt më seksi të showbizit shqiptar, shumë kuriozitet ka rreth jetën personale dhe flirteve të tij me vajzat e njohura.

Gjatë një loje në “Më lër të flas” Romeo u pyet se me cilën nga vajzat e showbizit ka flirtuar por ajo nuk i është përgjigjur. “Nuk ka ndodhur. Të gjithave që u kam shkruar më kanë shkruar.”– u përgjigj aktori nuk mos thënë emra. Sakaq, i pyetur se pse i dha fund lidhjes së fundit Romeo tha thjesht se ‘Nuk ngjita, mos më pyesni më’.

Duke qenë se jemi te flirtet ajo që ka tërhequr vëmendje së fundmi ka qenë Efi, ish-konkurrentja e Për’puthen me disa postime në rrjetet sociale për Romeon. Pasi përmbylli aventurën e saj në emisionin e dashurisë, bukuroshja 26-vjeçare po shijon mbrëmjet me miqtë e saj, veçanërisht, me Mikelën, Erionin dhe Samiun, me të cilët ka miqësi shumë të mirë.

Së fundmi ata ishin në Prizren ku performuan treshja, Elgit, Donald dhe Romeo dhe ky i fundit duket të ketë marrë vëmendjen e madhe të Efit. Ajo e ka postuar në disa “story” aktorin , të cilin e ka komplimentuar për vallëzimin, jo një por disa herë. “Për Romeon e mora vesh kërcen bukur. Çfarë po thoja?”-shkruante ajo.

Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të përflitet se ata po flirtojnë. Vlen të theksohet se Efi është krahasuar gjithmonë me Bora Zemanin dhe ngjashmëria mes tyre është e madhe. Ndonëse Romeo ka deklaruar se ka shije të ndryshme nga Donaldi, ku i dihet, ndoshta Efi nuk kalon pa i bërë përshtypje./Panorama Plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb