TIRANË

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka reaguar me një mesazh pas planit të hetimit të maxhorancës që e kërkon në Kuvend për ta pyetur. Në përgjigje të interesimit të gazetarëve, pasi ditën e djeshme u tha në Komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit se brenda javës tjetër Meta do të thirret për t’u pyetur për veprimet apo mosveprimet e tij për 30 qershorin, Kreu i Shtetit shkruan se mezi pret të kthehet në Kuvend. E për ta përfocuar dëshirën e tij, ai rikthen edhe një foto nga betimi  si President në parlamentin shqiptar në 28 prill të vitit 2017.

Ndër të tjera Meta shkruan se në dy vite të detyrës së tij ka bërë gjithçka për të vendosur bashkëpunimin me institucional.

“Të dashur miqtë e mi gazetarë. Më ‘çmendët’ me sms tuaja, si asnjëherë tjetër! Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj tek Parlamenti?!
Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik. Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti”, shkruan Meta.

Meta
Meta

Planin hetimor i miratuar dje nga komisioni që do të ndjekë maxhoranca, në thelb synon hetimin e shkeljeve të mundshme të Kreut të Shteti në lidhje me zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, datë kjo që shkaktoi reagime të forta dhe përplasje mes subjekteve politike. Hapi i parë procedural që do të ndiqet është seanca dëgjimore me Presidentin e Republikës, në zbatim të nenit 112, pika 3 të Rregullores së Kuvendit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb