Prej tre vitesh flirton me trofeun e Champions, por pa arritur ta bëjë të tijin. Edhe në këtë sezon, Juventus ka një vend nderi mes favoritëve, por për të nderuar pritshmëritë, kampionët italianë duhet të kalojnë pengesën e parë në fazën e 1/8-ve, që mban emrin e Atletikos së Madridit.

Juve Atletiko
Juve Atletiko

Përballja e parë që luhet në “Wanda Metropolitan” është më e vështira, por sikur ta kishin parashikuar, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” morën në skuadër Kristiano Ronaldon, një ekspert në çarjen e murit mbrojtës të “Cholo Simeones”.

Atletico Madrid Vs Juventus Min2
Atletico Madrid Vs Juventus Min2

Portugezi ka shënuar 22 gola në sfidat kundër Atletikos dhe kërkon të vazhdojë me këtë ritëm. Këtë shpreson edhe Masimiliano Allegri, që bën llogaritë e tij për të siguruar çerekfinalet.

1550609612 947306 1550609802 Noticia Normal
1550609612 947306 1550609802 Noticia Normal

“Kjo është sfida e parë e vërtetë drejt finales. Duhet të kontrollojmë ndeshjen dhe të jemi të kujdesshëm në kundërsulmet e tyre. Nuk firmos për asnjë rezultat, por i kam thënë skuadrës dhe po e përsëris këtu, që është shumë e rëndësishme të shënojmë një gol. Por dy do të ishin më mirë”, ka thënë trajneri i Juventusit, që misionin e tij do t’ia besojë Kristiano Ronaldos. Portugezi dhe Paulo Dibala nisen titullarë për të ndihmuar Mandzukiç në rolin e qendërsulmuesit.

5c6cae8b7902b
5c6cae8b7902b

Me dy lojtarë në vijën e parë të repartit ofesniv do të përgjigjet Atletiko Madrid, pasi Diego Pablo Simeone projekton Alvaro Moratën në krah të Antuan Grizman. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se madrilenët do të heqin dorë nga loja e tyre klasike. Këtë e konfirmon edhe tekniku argjentinas.

205604886 63705c68 1729 4694 Bfb1 9632a6c85c30
205604886 63705c68 1729 4694 Bfb1 9632a6c85c30

“Forca e Juventusit është klubi dhe skuadra. Nuk mendoj për Kristiano Ronaldon, por për futboillistët e mi, që janë të motivuar për të bërë më të mirë. Kemi një mision dhe ndeshje si kjo kundër Juventusit na bëjnë më të fortë”, ka deklaruar Simeone, i cili duhet të presë ende për të aktivizuar nga minuta e parë Diego Kostën, me sulmuesin ende larg formës së tij më të mirë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb