TIRANË

Gjyqtarja Mimoza Margjeka është përplasur me policët, të cilët e kanë shoqëruar këtë mesditë për në Gjykatën e Posaçme, për t’u marrë në pyetje mbi akuzën për korrupsion.

Siç shihet dhe në video, gjyqtarja iu është drejtuar me një gjuhë të ashpër policëve, duke thënë se e dërguan në bodrumin e një gjykate tjetër dhe jo te Gjykata e Posaçme.

Pjesë nga debati i gjyqtares me policët dhe gazetarët:
Margjeka: Kam 1 vit që pres që këta të vijnë të më arrestojnë. Jam e kënaqur që e bënë.
Polici: Të lutem
Gjyqtarja: Më jep urdhrin, se i bëni gjërat kështu. Është e frikshme situata juaj. Mos fol mo zotëri, pse flet? Ti bërë punën tënde. Më trego urdhrin e shoqërimit. Pse i bëni gjërat mbrapa? Ju nuk dinit ku do më çonit, është e turpshme. Më çuan në bodrumin e gjykatës, ju thashë ‘ku më çoni, se kam frikë nga ju’.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi nga Gjykata e Posaçme se policët i kanë shkuar në shtëpi gjyqtares Margjeka, por kjo e fundit iu ka kërkuar urdhrin e gjykatës për shoqërimin, duke pretenduar se është një urdhër i paligjshëm.

Siç raportoi gazetarja, fillimisht gjyqtarja është dërguar në tunelin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe më pas është sjellë te Gjykata e Posaçme, ku po zhvillohet prej disa orësh seanca gjyqësore për të arrestuarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb