Pasi u kthye te fitorja dhe në ritmin e garës për titullin kampion, Inter sporton të gjithë vëmendjen te derbi i së dielës kundër Milanit. Një ndeshje shumë e rëndësishme për zikaltërit e drejtuar nga Antonio Conte. Jo vetëm për shkak të rivalitetit të përjetshëm mes dy skuadrave, por edhe për shkak se nga përballja e së dielës, për interistët nis prova e forcës që do të vendosë shumë në objektivat e këtij sezoni.

Inter
Inter

Pas Milanit, të besuarit e Conte do të luajnë kundër Napolit në Kupë, më pas me Lazio dhe Sampdoria në Serie A, dy sfidat e Ligës së Europës ndaj Ludogorets dhe në ditën e parë të marsit përballjen direkte për titullin kundër Juventus. Ky kalendar e detyron trajnerin interist të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët, një gjë nuk do të ndodhë që në derbi.

1197381947.jpg.0
1197381947.jpg.0

Lautaro Martinez është i pezulluar, ndërsa në dyshim të fortë është edhe kapiteni Samir Handanovic, që vuan një frakturë në gisht. Për këtë arsye, një peshë e madhe bie mbi afrimet e janarit, te Kristian Eriksen mbi të gjithë.

3000
3000

Mesfushori danez u aktivizua si zëvendësues në sfidën e parë, ndërsa në funjavë luajti si titullar. Ai po lufton kundër kohës për t’u ambjentuar me kampionatin italian, ndërsa në klubin zikaltër shihet si “çelësi” i suksesit për Interin në këtë sezon.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb