“Klasa politike, duhet të bëjmë gjithçka për t’i krijuar mundësitë, që këta të rinj të zhvillojnë profesionin e tyre në Shqipëri, në shtëpinë e tyre”. Kështu deklaron kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi përmes një mesazhi në ‘Facebook’. Kryemadhi rrëfen se gjatë një takimi në Patok, është takuar me disa të rinj që punojnë në kuzhinë, ndërsa kishin si synim të emigronin drejt Gjermanisë. Kryetarja e LSI-së tha se qeveria duhet të ulë taksat dhe t’u japë mundësi bizneseve që të punësojnë sa më shumë të rinj në punë.

“Sot gjatë takimeve të mia me qytetarë të qarkut të Lezhës, disa të rinj më ftuan të shkoja në vendin e tyre të punës në Patok. Ishte kënaqësi të shikoje Anxhin, Vasilin, Xhulion dhe shokët e tyre gjatë procesit të punës. Të rinj plot talent dhe dashuri për profesionin e tyre të kuzhinierit. Duarartë dhe plot fantazi, por më dëshpëroi kur dëgjova se ata mund të iknin në Gjermani.

Ne, klasa politike, duhet të bëjmë gjithçka për t’i krijuar mundësitë, që këta të rinj të zhvillojnë profesionin e tyre në Shqipëri, në shtëpinë e tyre. Duhet të ulim taksat për bizneset që punësojnë të rinjtë. Duhet të subvencionojmë punën e të rinjve dhe bizneset e tyre.

LSI ka një program të qartë për të ndaluar hemorragjinë e rinisë, largimin e tyre nga vendi.
#ShqipëriaShtëpiaJuaj”, shkruan Kryemadhi përkrah një fotoje ku shihet më një grup të rinjsh, ndërsa ka veshur kapele dhe përparësen e kuzhinës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: