Presidenti Ilir Meta nuk ngurron të ndajë me ndjekësit në rrjete sociale aktivitetet e tij të përditshme, sidomos gjatë fundjavës.

Shpeshherë e kemi parë teksa publikon foto ose video, duke përshëndetur nga vende të ndryshme të Shqipërisë qoftë në zona malore apo ato bregdetare.

Por këtë herë presidenti ka zgjedhur të ndajë një nga momentet me mikun e tij berber, ku po kujdeset për prerjen e flokëve, duke paralajmëruar se është gati për fillimin e një jave të re.

Duket se shoqëria me berberin dhe presidentin Meta është e gjatë, gati 20-vjeçare, pasi bashkangjitur fotos së publikuar Meta shkruan: Me Detin festuam sot 20-vjetorin e fillimit të bashkëpunimit tonë!  Gati për një javë të re!’

Meta

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: