TIRANË

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”  të gazetares Evis Ahmeti, u trajtua historia e dhunës ndaj një 35-vjeçareje.

Ishte vetëm 19-vjeç kur u njoh me një 26-vjeçar, i cili më pas do të bëhej bashkëshorti i saj. Ata u martuan dhe sollën në jetë një vajzë, mirëpo jeta e tyre nuk ishte e  qetë. Por edhe pse sot është vetëm 35 vjeç, mbi supe mban një një kalvar të gjatë vuajtjesh e dhunë fizike, nga ish-bashkëshorti.

“Unë u martova me ish-bashkëshortin kur isha 19-vjeç, më njohu tezja ime me këtë person. Si familje ishin njerëz që konsumonin alkool. Atë kohë ai jetonte në Greqi dhe unë shkova së bashku me të dhe mbeta shtatëzënë.

Kur isha vetëm 6-muajshe shtatëzënë, ai erdhi i alkolizuar dhe filloi të më dhunonte fizikisht, kishte ndodhur edhe disa herë më parë dhe nuk munda ta duroja dot këtë gjëndje. U largova nga Greqia dhe shkova te motra në Shqipëri, desha të abortoja fëmijën, por motra nuk më lejoi ta bëja këtë gjë, më mbështeti dhe financiarisht.

Sot vajza është 16-vjeçe dhe ai nuk është kujdesur kurrë as financiarisht as nuk më jep prokurën që unë të shkoj me vajzën jashtë pasi duhet të ndjek studimet. Jeta ime ka qenë shumë e vështirë nga ana financiare. Asnjëherë nuk e ka ndihmuar vajzën, ajo i ka kërkuar babait që t’i blente rroba që do fillonte shkolla dhe i duheshin libra, por asgjë nuk ka bërë babai.

Ai ka një muaj që ka ndërprerë komunikimin me ne, nuk flet më as me vajzën. Ai nuk ishte një njeri për familje, vetëm pinte , tentova të abortoja fëmijën, sepse nuk munda dot ta përballoja dot dhe si do ta rrisja këtë fëmijë, por motra ime që jeton në Itali, më ka ndihmuar shumë, madje ajo dëshiron ta shkolloj atje vajzën, por babai nuk ja jep një prokurë që të studioj.- u shpreh ajo në studion e emisionit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb