Këngëtarja, Suela Kalaja ka thyer heshtjen dhe ka reaguar sot për herë të parë pas bërjes publik të lajmit që ish-bashkëshorti i saj, kantautori, Sajmir Çili e kishte paditur për dhunë në familje duke kërkuar urdhër mbrojtje. Me anë të një statusi të ndjerë në “Facebook”, Kalaja falenderon të gjithë miqtë e në veçanti vajzën e saj për mbështetjen që i dhanë pas divorcit, situatën e së cilës e përshkruan si tronditëse. Në mesazhin e saj, në formë ironie ajo falenderon edhe ish-bashkëshortin, Sajmir Çili të cilit i thotë se “‘dorën’ që e përkëdheli për 19 vite, e konsideroi ‘shuplakë’”. Ishte “Gazeta Shqiptare” që dje solli një histori të dhunës brenda mureve të shtëpisë së dy artistëve, Sajmir Çilit, kantautor i njohur dhe Suela Kalasë, këngëtare.

sajmir cili dhe gruaja

Çifti i njohur për publikun, sikurse dhjetra çifte të tjera në vendin tonë, kanë trokitur në dyert e gjykatës e prokurorisë.

Pas një debati të ashpër në familje, Suela Kalaja, vendosi t’i drejtohej policisë dhe ka siguruar nga uniformat blu një urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje, për vete dhe vajzën.

Çështja në fjalë, kaloi për shqyrtim në gjykatën e Tiranës e cila në fakt e ka pushuar çështjen, pasi Saimir Cili para gjykatës, ka deklaruar se nuk do të kryejë akte dhune ndaj gruas dhe vajzës dhe se do të jetojë në studion e tij, larg tyre, derisa të firmosej divorci.

Por, ndërsa marrëdhëniet mes tyre u duk se u normalizuan dhe gjykata në fakt vendositë pranojë edhe kërkesën për divorc, Prokuroria e Tiranës mbi bazën e kallëzimit të kantautorit Sajmir Çili, ka vendosur të ngejë akuzë zyrtare për dhunë në familje ndaj këngëtares Suela kalaja.

Prej korrikut 2016, këngëtarja po përballet me drejtësinë për këtë akuzë, por ende nuk ka një vendim ndaj saj.
suela
STATUSI I PLOTË I SUELA KALASË
Falenderoj humanët, që u shqetësuan për mua e mbi të gjitha për engjëllin tim Isea pasi morrën vesh një situatë e divorc që kish kohë që është kryer e si në Shqipëri do subosh dhe për shumë kohë pasojat e mllefit e mërisë! Falenderoj dhe kë në mënyrë të pështirë të një situatë tronditëse, na i përplasi fuqishëm dallgën e mbytjes njerëzore! Na bëtë më të forta si mua dhe fëmijën tim se ne e duam jetën e po luftojmë për t’i qenë pjesë plot me dashuri e pa urrejtje! Jeta është e shkurtër njerëz, mos harroni të falni dhe ju dashuri. Ps. Falenderoj mbi të gjitha ‘Atë’, (babain e përjetshëm të fëmijës tim), që ‘dorën’ që e përkëdheli për 19 vite, e konsideroi ‘shuplakë’ në fund, sa për t’u endur gjygjeve! Paqe e shëndet mbi të gjitha! Përqafime!!!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb