Një mësuese e shkollës së mesme në Britani, e cila vuan nga diabeti, por ka edhe probleme të tjera mjekësore, ka rrëfyer sesi u prek dhe u shërua nga koronavirusi.

Sarah Hall, e cila 26 vjeç i mbushi javën e kaluar teksa luftonte me sëmundjen, tregoi frikën e madhe që e kishte pushtuar. Përveç diabetit të tipit 1, ajo vuan dhe nga një sëmundje e quajtur A1AT që prek mushkëritë dhe mëlçinë. Në fillim të marsit, mësuesja e re nisi të mos ndihej mirë, por ia vuri të gjithë fajin lodhjes dhe stresit të mësimdhënies. Më tej, pa se kishte nisur ta ndiente të ftohtin më shumë se zakonisht.

Kur i filloi kolla, në punë e këshilluan që të vetëizolohej për 14 ditë dhe ashtu bëri. Situata arriti deri aty sa t`i dukej gjatë gjithë kohës sikur do ti binte të fikët.

“U përpoqa të ruaja qetësinë, piva shumë lëngje dhe e hoqa mendjen nga Covid 19”, rrëfen vajza.

Nuk vonoi megjithatë që t`i shfaqeshin simptoma të tjera, kollë e fortë, të vjella dhe vështirësi në frymëmarrje.

26 vjecarja përfundoi në spital e dehidratuar rëndë. Atje iu administruan mjekime e lëngje, dhe një javë më vonë, nisi përmirësimi. Pavarësisht se ishte në kategorinë më të rrezikuar nga sëmundja, Sara arriti ta mposhte koronavirusin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb