Ashtu siç ishte parashikuar, aleatët e Partisë Demokratike kanë mbërritur në selinë blu për të firmosur marrëveshjen përfundimtare për të hyrë si koalicion në zgjedhjet e 25 prillit, ditë kjo që përkon me afatin e fundit të regjistrimeve të koalicioneve në KQZ.

Rreth orës 12:10 minuta ka mbërritur në selinë blu për të hedhur firmën në marrëveshje ishte Agron Duka, i Partisë Agrare Ambientaliste.

Përpara gazetarëve Duka është shfaqur i qeshur duke u shprehur “më doli fati”.

Pasi ka firmosur marrëveshjen Duka nuk dha asnjë prononcim për mediat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb