Presidenti Ilir Meta iu bën një tjetër thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, që t’i bashkohen manifestimit të 2 marsit, duke iu përmbajtur këtyre mesazheve: Për Kushtetutën! Për Shqipërinë! Jo grushtit të shtetit! Jo shpopullimit! Të gjithë të barabartë para ligjit!.

Duke publikuar një foto me dorën mbi Kushtetutë, Meta shkruan me tone të ashpra se vendi ynë është kthyer 30 vite pas, ndaj dhe sipas tij, duhet ta dëgjojë e gjithë bota mesazhin e shqiponjave.

“Të dashur qytetarë! Në manifestimin historik të 2 marsit ju ftoj të gjithëve t’u përmbahemi vetëm këtyre mesazheve: PËR KUSHTETUTËN! PËR SHQIPËRINË! JO GRUSHTIT TË SHTETIT! JO SHPOPULLIMIT! TË GJITHË TË BARABARTË PARA LIGJIT! Dhe meqënëse jemi kthyer 30 vjet pas, le ta degjojë e gjithë bota mesazhin e Shqiponjave: LIRI DEMOKRACI! E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA! Ju ftoj të vini vetëm me flamuj kuq e zi! ?? Ju përshëndes të gjithëve me këtë foto të jetës time!”, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb