Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka kujtuar sot marrjen e detyrës si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Duke publikuar betimin e saj, ajo ka treguar se ky betim është bërë me dorën mbi një bibël të shkruar nga nëna e saj.

“1 vit më parë – në prani të miqve & familjes, me dorën mbi një Bibël të nënshkruar nga nëna ime – u betova se “do të mbështes & mbroj Kushtetutën e SHBA kundër të gjithë armiqve të huaj & të brendshëm”. Për nëpunësit publikë të SHBA, Betimi ynë i Shërbimit është i shenjtë”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kim, u emërua nga Presidenti Donald Trump në qershor të 2019. Betimi u bë më 9 janar 2020 dhe e mori detyrën zyrtarisht më 30 janar në orën 5:30 të pasdites së asaj dite.

Gjatë fjalës së saj, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri tha se vendi i saj do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë. “Jam e nderuar që presidenti i SHBA, më ka dërguar si përfaqësuese të SHBA në Republikën e Shqipërisë. Pak vende mike dhe aleate kanë pranuar paralajmërime dhe shqetësimet e SHBA për lu ftë. Pak aleatë kanë qenë besnikë, por pak partnerë janë gati të mbështesin SHBA.
Nuk mund të jetë e mundur, që dy kombe si SHBA dhe Shqipëria të kenë zgjedhur të jenë kombe djallëzore. Ne jemi gjithashtu vendi i shqiponjave. Jemi krenarë, të fortë dhe të pavarura dhe do të lu ftojmë për këto vlera.
Si ambasadore do të siguroj që SHBA dhe Shqipëria të ecin përpara. Ne do të bashkëpunojmë dhe do të sigurojmë që të gjitha mundësitë të fitojnë në fund’, do të shprehet ambasadorja Yuri Kim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb