TIRANË- Efektivët e Komisariatit të Policisë numër 6 kanë referuar materialet në në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për dy adoleshentë për shkak të mbajtjes së një arme të ftohtë si dhe kanosjes.

Sipas të dhënave zyrtare ka nisur procedimi për dy 17-vjeccarët me iniciale E.D. dhe G.L., banues në Tiranë. Nxënësit me iniciale E. D., iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një dorezë me thikë e dyshuar armë e ftohtë, pa leje.

Ndërkaq kjo armë një ditë më parë është përdorur nga nxënësi G.L., para ambienteve të shkollës, ku ka kanosur shokun e klasës T.M., 16 vjeç, banues në Tiranë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb