Goditet një rast i shpërndarjes të drogave në doza të vogla në Gramsh. Policia bën me dije se ka arrestuar një 23-vjeçar nga Skrapari që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Policia po ashtu ka sekuestruar lëndën narkotike, një sasi fishkësh, një armë gjahu, shkop metalik me hapje dhe automjeti me të cilin lëvizte autori.

NJOFTIMI I PLOTE
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet policore të Komisariatit Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasin:

M. M., 23 vjeç, banues në fshatin Cerice, Skrapar, pasi në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat, është ndaluar nga shërbimet e Policisë dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin po lëvizte ky shtetas, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 37 doza me kanabis, kokainë, një shishe farmaceutike me lëng vajor i dyshuar si kanabis, 14 fishekë, armë gjahu, një shkop metalik me hapje (si ato që përdorin forcat e policisë), si dhe automjetin me të cilin ai lëvizte.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme. (foto ilustruese)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb