Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në një intervistë për ‘Frontline’ në ‘News24’ u ndal te raportet e tij me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli.

Në një intervistë për gazetaren Marsela Karapanço, Ahmetaj tha se nuk e ka takuar zotin Leli, pasi politikisht ka qenë i angazhuar në Tiranë.

Mes të tjerash ai tha se nuk do të ketë surpriza në raport me të, pasi do të mbajë të njëjtin qëndrim si kryeministri Edi Rama. Ahmetaj u ndal edhe te projeksioni i qeverisë dhe angazhimi i kryeministrit Rama për rritjen e pensioneve. Ai tha se kjo skemë përcakton një rritje prej 300 mln dollarë.

PJESË NGA INTERVISTA
Me zotin Leli si i keni marrëdhëniet?

Se kam takuar zotin Leli. Unë kam punuar në Tiranë politikisht. S’më ka lidhur puna me zotin Leli, politikisht. S’do të ketë asnjë surprizë, nga ajo që ka thënë kryeministri.

Do jeni i distancuar?
Unë do kërkoj mbështetjen e çdo socialist që është gati të punojë pa kushte për vendin dhe PS.

‘Thyerja’ juaj është e pakthyeshme?
S’kam ‘thyerje’ me askënd.

Si PS duke qenë se jeni në linjën e zotit Rama…
Do vijojë linjën e zotit Rama se besoj dhe se e dyta ai ka qenë deputet dhe drejtues në atë qark. Ai i di detajet në atë qark.

Sa do jetë fatura e programit qeveritar Rama 3?
Po ta lexoni programin, është ndarë me blloqe. Vëmendje i është kushtuar paketës së fëmijëve, që do të marrë një vëmendje të veçantë gjatë këtij mandati. Do të nis nga elementet makro, deri te paketat e veçanta që kanë të bëjnë me kategori të ndryshme qytetarësh. Do tentojmë të rritemi mbi 4.5% që të përgjigjemi në detaje. Rritja ekonomike me nivel 4.5% dhe lartë garanton financimin. Në kohë pandemie dhe tërmeti u zgjeruam që të plotësojmë nevojat e rindërtimit dhe mposhtjen e pandemisë.

Me këtë rritje mbuloni dhe rritjen e pagave?
Po patjetër.

A janë objektiva të arritshme?
Po patjetër. Siç jemi duke folur sot, nëse nuk do të kemi ‘surpriza’ në ambientin politik dhe natyror, pasi se kishim parashikuar tërmetin dhe pandeminë, ne do të kemi mundësinë që t’u shërbejmë mjekëve dhe infermierëve me 40% rritje page deri në fund të këtij mandati.

S’kemi shifër për pensionet…ka një projeksion se deri ku do të shkojnë pensionet?
Skema do të jetë në minimum rritje me 5% në vit. Ne po e kthejmë instrumentin e pagës së solidaritetit, po ta shohësh në program, do të kthehet nga një politikë ad-hoc, në politikë të përhershme. Do të vazhdojmë të përdorim indeksimin përmes inflacionit të posaçëm.

Sa do ndihet kjo në xhepat e pensionistëve?
Shuma që mendojmë që do injektojmë te pensionet është diku te 70 mln dollarë në vit. Pensionet dhe kontributet vijnë nga një histori 40-50 vjeçare. Sistemi ka nevojë që të rrijë në këmbë dhe t’i si ngre dot pensionet menjëherë 40%. Kryeministri ka një ide që po e kalkulojmë. Fondit të pensioneve do i shtohen gradualisht 300 mln dollarë. Pensionistët do të marrim 300 mln dollarë plus atë që marrin sot. Është instrument i ideuar nga kryeministri. Do ta monitorojmë. Po ta shohësh përmirësimin mes raporti të një të punësuari dhe pensionisti, është përmirësuar. Në librat e shtetit, ditën që kemi marrë detyrën ka qenë 439 mijë janë të punësuar. S’po them se situata ekonomike në vendin tonë është rozë. Kjo është betejë e përhershme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: