Edy Reja do të vijoj të drejtoj projektin e nisur me FSHF, fakt të cilin e konfirmoi një ditë më parë në “News24” edhe Armand Duka. Kalimi i fazës së grupeve në Ligën e Kombeve i jep të drejtë teknikut italian i cili përtej moshës vërtetoi se është i aftë dhe i kthjellët të drejtoj përfaqësuesen kuqezi. Kjo aventurë e nisur tërheq gjithnjë e më shumë italianin i cili me shumë pasion kërkon ta çoj deri në fund, nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, në kualifikueset e “Euro2024”, Shqipëria do të drejtohet nga një 80-vjeçarë. Në një intervistë për “La Repubblica”, Edy Reja rikthehet pas në kohë duke zbuluar batuat me Dukën në lidhje më të ardhmen dhe moshën e tij:

La Republica
La Republica

“Sapo arrita në Shqipëri, presidenti më kërkoi që të përgatiteshim sa më mirë në mënyrë që të kapnim kampionatin europian të vitit 2024. Fillimisht qesha dhe iu përgjigja se nuk mund ta bëj këtë gjë sepse deri atëherë do të kem bërë 80 vjeç, por për aq kohë sa jam i qartë, vazhdoj me këtë project që më pëlqen shumë. Kemi një shkollë futbolli, pastaj do të fillojmë kurset për trajnerët shqiptarët, përgatitësit atletik dhe drejtorët sportive. Qëllimi jonë është rrisim talentet e rinj që kanë nevojë për mbështetje. Coronavirusi na ka ngadalësuar pak, por kemi nisur me këmbën e mbarë”.

Sërish në punë. Akoma nuk e keni humbur “vesin”…
“Shkuam përtej pritshmërive. Ishim në një situatë të vështirë për shkak të COVID-19 dhe dëmtimeve. Erdhën 23 nga 36 lojtarë të thirrur. Ishte një arritje që ia vlente dyfish, kush mund ta priste. Morëm lojtarë që nuk aktivizohen as në Serinë B dhe që nuk merren shumë në konsideratë nga klubet. Por, me Shqipërinë treguan shpirt të madh dhe përshtatje”.

Ju keni në dispozicion lojtarë që aktivizohen në Itali. A ka dikush tjetër, ndoshta më pak të njohur, që është gati për të hedhur hapin e madh?
“Problemi vërtetë është se nuk ka një lojtar nga Shqipëria në kombëtare, janë të gjithë me nënshtetsi zvicerane, franceze, holandeze. Duhet të peshkosh vërdallë dhe kjo nuk është e lehtë. Është Broja, 19 vjeç, që luan me Vitesen. Është futbollist interesant. I dhashë mundësinë Çepeles të debutojë me kombëtaren, i cili është vetëm 17 vjeç. Kemi mjaft lojtarë të rinj që synojnë të rriten”.

Në intervistën e tij për La Repubblica, Reja foli dhe për shumë tema të tjerë, u ndalë tek individë si Strakosha, apo në garën për titull në Serie A.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb