Trupat e tre burrave janë gjetur në një gropë në afërsi të Buchas, aty ku disa javë më parë u shënua një nga masakrat më të mëdha që prej nisjes së luftës.

Trupat janë gjetur një ditë më parë dhe thuhet se janë një tjetër dëshmi e krimeve të luftës që rusët po aplikojnë në Ukrainë.

“Duart e viktimave ishin të lidhura, sytë i kishin të mbuluara dhe iu kishin zënë gojët. Ka gjurmë torture në kufoma”, thotë Policia.

Moska ka mohuar ndonjë krim të kryer në Bucha, e cila ishte nën kontrollin e brigadës së 64-të të këmbësorisë së
motorizuar për më shumë se një muaj në fillim të luftës.

Ukraina ka nisur një “gjueti” për 10 ushtarë rusë të akuzuar për krime lufte në Bucha, ndërsa organet ndërkombëtare kanë nisur hetimet ndaj Putinit dhe Rusisë, pikërisht për këto krime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb