TIRANË

Në pamje të parë i qetë dhe i ftohtë por gjendjen e tij më shumë e tregonte qëndrimi i trupit dhe duart e mbledhura grusht. Alket Arapaj, 44 vjeç dukej sikur kërkonte të fshihej poshtë xhupit të tij, i mbërthyer deri në grykë dhe i strukur në kafazin e xhamit përkrah një punonjësi të policisë.

Por asgjë nuk e mbulonte akuzën e rëndë ndaj tij, për vrasjen e bashkëshortes së tij Ervilma Seferaj, 36 vjeçe, me të cilën kishte dhe një vajzë.

Arapaj, ka dalë sot para Gjykatës së Krimeve te Rënda por mediat janë lejuar vetëm në nisje të seancës. Ka qenë Prokurori Besnik Muçi që ka kërkuar që seanca gjyqësore të zhvillohet me dyer të mbyllura. Pasi ka dëgjuar palët, gjykatësi ka vendosur të lërë në burg 44-vjeçarin.

Shkak për vrasjen dyshohet xhelozia, pasi Arapaj ka deklaruar se kishte dyshime se e shoqja takohej me persona të tjerë kur ai ishte në punë.
Edhe gjatë marrjes në pyetje Arapaj është shfaqur i paqëndrueshëm psikologjikisht.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb