Zbardhet dëshmia e dhënë në polici nga 27-vjecari Marglen Miftaraj i cili në të gdhirë të së premtes grabiti xhiron ditore të dy karburanteve në Novoselë. Mariglen Miftaraj ka thënë i duheshin para për të shkuar në Greqi, ndaj dhe kishte kryer grabitjet. 27-vjecari eshte ëmër i skeduar nga policia pasi kishte vetëm 20 ditë qe kishte lënë qelinë ku vuajti dënimin për vjedhje.

Grabitjet në Novoselë ndodhën në një kohë të shkurtër. Rreth orës 00:40 të së premtes i riu grabiti karburatin në pronësi të shtetasit me iniciale Y.B ku mori 3 mijë lekë të reja. Pak orë më vonë rreth orës 05:53 o maskuar me kapuç dhe nën kërcënimin e kallashnikovit 27-vjecari kreu grabitjen e dytë, në karburantin e shtetasit me iniciale F.S ku mori rreth 24 mijë lekë të reja. Pasi ka kryer grabitjet, ai u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por në ndjekje janë vënë forcat e Policisë, të sinjalizuara për grabitjet.

I riu u kap teksa tentonte që të fshihej mes shkurreve në një zonë mes fshatrave Aliba-Akërni. Në momentin e prangosjes, Policia ka sekuestruar dhe armën tip kallashnikov si dhe paratë që kishte grabitur. Gjate arrestimit, 27-vjeçari mbante ende kapuçin në kokë, ndërsa armën e kishte hedhur disa metra larg. Sipas Policisë, 27 vjeçari me origjine nga Berati mendohet të ketë mbërritur prej mbrëmjes së të enjtes në Vlorë, përpara se të kryente edhe dy grabitjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb