Nocioni i sulmeve kibernetike është shtuar së fundmi në vendin tonë, edhe pas sulmeve mbi sistemet qeveritare nga hakerat iranianë. Sipas specialistit të IT, Tomi Kallanxhi, kjo situatë ka ndikuar në psikologjinë e qytetarëve, duke dhënë idenë se po sulmohemi nga një armik i huaj, në këtë rast, Irani.

Për specialistin, qytetarët shqiptar nuk janë familjarizuar me sigurinë kibernetike dhe lundrimi i tyre në internet, më së shumti lidhet me mediat sociale. Ai tregoi disa hapa efikase se si duhet të mbrohemi nga sulmet e hakerave.

“Më duhet ndihma jote”. Ky është një mesazh që po përdoret së shumti nga hakerat për qytetarët shqiptarë. Ky mesazh dërgohet nga një person që ju njihni dhe që i është hakeruar llogaria në rrjete sociale, e në moment që ju i përgjigjeni, edhe llogaria juaj do të hakërrohet. Po ja si mund ta shmangim këtë sipas ekspertit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb