Tashmë me dorë të gjymtuar, nga një aksident i shkaktuar në punë. Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Genci Kallari, i cili është aksidentuar teksa punonte si mbushës salsiçes në kompaninë Hako.

Kallari ka treguar, se si inxhinieri i kompanisë, e ka mjekuar vetë në infermierinë e punës, duke hezituar fillimisht për ta dërguar në spital, edhe pse dorën e kishte gjymtuar tepër rëndë. Më pas thotë ai, inxhinieri i quajtur Ylli, pranoi ta dërgonte në spital, por edhe atje, vonesat ishin të shumta, duke e rënduar gjendjen e tij shëndetësore.

“Kam menduar për kompaninë, por ato më kanë bërë shumë lojëra. Ata s’e kanë vlerësuar atë që kam bërë unë për to. Pavarësisht peripecive, jam i prekur nga administratori Hako, sepse kam pasur një takim me të. Erdhi inxhinieri teknik Ylli, që i bëri fjalë shoferit se përse e ke dërguar në spital. Më tha më pas që të më mjekonin dorën. Vetëm kockat kanë qenë të dukshme. Dora ka qenë komplet e hapur. Ata donin të më jepnin ndihmën e parë vetëm për të mbuluar veten e tyre. Preznete ka qenë Anila Piraçi, ekonomiste. Pastrimin e dorës ma ka bërë inxhinieri teknik, Ylli. Ishte vetëm dhoma e fshehtë e infermierisë. Inxhinier hoqi jelekun. E kam thënë dhe në Prokurori. Ata se kanë marrë ende jelekun. U hoq jeleku i punës, më hapi dorën sepse e kam pas të mbledhur, i hodhi ujë të distiluar. Nuk ma kanë mjekuar më. I tha një tjetër, Aliu, shoferi që më çoi ‘që do të shkojë për mjekim’. Inxhinieri tha që po, por me kusht që të ishte edhe ai. Erdhi përgjegjësja që më urdhëroi të hiqja rrobat e punës. Shkova te dhoma e ndërrimit, hoqa rrobat e punës dhe pas kësaj ikëm. Mora jelekun e punës dhe mblodha dorën. Thjesht ma fashoi, e mblodha dorën, por e mbajta logon e Hakos që të mos ma shihnin. Kam shkuar te spitali, drejt Spitalit Ushtarak ishte një si kryqëzim, aty para derës kam pritur 40 min që të vinte inxhinieri. E merrte shoferi dhe thoshte që a po vjen se nuk është mirë. Shoferi donte të më merrte ujë, por nuk doja. Më rrinte mendja te spitali. Kam qëndruar 40 minuta që të vinte inxhinieri. Ai mbërriti më pas, më tha që të shkoja në makinën e tij”, tha i riu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: