TIRANE

Luana Vjollca duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Në vetëm pak ditë, moderatorja dhe kënëgëtarja ka lajmëruar publikimin e projektit më të fundit muzikor me artistin spanjoll, Jay Santos.

Siç duket tashmë Luana është duke u marrë me montazhin e videoklipit, që siç ka treguar me një video në ‘Instastory’, i ka marrë shumë kohë.

“Më duket se edhe një film 3 orësh do e kishim montuar më shpejt se këtë klipin 3 minutësh. Por ia vlen pritja”, ka shkruar Vjollca në postimin e saj. Deri më tani Luana ka zbuluar disa nga skenat e videoklipit me fotot e ndryshme në llogarinë e saj.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb