SILHOUETTE SOFT arrin dy rezultate shumë të rëndësishme estetike:
1- Efekt lifting i realizuar menjëherë pas trajtimit pasi në zonën e varur vendoset një fije e cila e ngre atë zonë. Fija vendoset poshtë lëkurës.

2- Një efekt regjenerues për rezultate progresive dhe natyrale, sepse komponenti kryesor i Silhouette Soft është acidi polilattice. Ky acid reagon mbi shtresat e lëkurës deri në thellësi, duke ndihmuar në rritjen e vëllimit dhe duke bërë uniformizimin e fytyrës në mënyrë graduale dhe natyralë.

Proçedura vetëm 30 minuta
Aplikimi i kësaj metode kërkon vetëm 30 minuta tek Dermo Life dhe përdoret anestezi lokale në sasi të vogël. Mjeku fut nën lëkurë, në një thellësi 3-5 mm një fill. Nuk ka nevojë për asnjë prerje pasi filli përshkohet me një age shumë të hollë. Pas kësaj arrihet efekti lifting i dëshiruar. Ky trajtim mund të shoqërohet edhe me trajtime të tjera antiage si filler dhe botox.

Çfarë kujdesi duhet të ketë pacienti pas trajtimit me Silhouette Soft
Pas këtij trajtimi mund të vihet re një fryrje e lehtë, skuqje të cilat largohen për pak ditë. Mjeku këshillon që gjatë javës menjëherë pas trajtimit, nuk duhet shkuar tek dentisti ose të bëhet ndonjë trajtim që ka të bëjë me pjesën e fytyrës. Të evitohen sportet në javët e para.
Duhet të flihet në shpinë. Në raste dhimbjesh duhet të pihet një antidolorifik sipas këshillës së mjekut.

Çfarë materiali përdor Silhouette Soft dhe sa zgjat rezultati?
Komponentët e Silhouette Soft janë natyrale dhe komplet të absorbueshëm. Acidi polilattik është përdorur për shumë vite në farmaceutikë dhe mjekësi kështu që është e testuar me kohë si një material kompatibël me trupin e njeriut. Rezultati zgjat deri në 18 muaj dhe mund të përdoret në faqe dhe mollëza, në kontorno dhe mandibola. Trajtimi është pa dhimbje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: