Gazetari Sokol Balla, i cili ka qenë sot në transmetim maratonë në ekranin e “News24”, është shkëputur nga raportimi për të votuar.

Me mikrofonin e “News24” në dorë, gazetari Balla është paraqitur në Njësinë nr. 5 në Tiranë, në çerdhen 31, aty ku ka qendrën e tij të votimit. Ai ka votuar “live”, duke treguar gjithë procesin.

“Jam te çerdhja 31, një nga qendrat e votimit, ku unë votoj vetë. Këtu ka votuar presidenti, Kryemadhi”, tha Balla.

Ndërkohë, teksa lë mikrofonin dhe i drejtohet vendit të votimit, një vëzhguese i thotë gazetarit se është pa maskën e Covid-it.

“Jam vaksinuar, kam kaluar edhe Covid-in, megjithatë latë edhe Presidentin e Republikës pa maskë. Edhe unë si z.Meta, z. Basha e z.Rama, me dy gishta”, ja kthen Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb