TIRANE

Pak ditë më parë, Klea Huta dhe Elgit Doda zbuluan me anë të një video emocionuese se fëmija i tyre i parë do të jetë djalë.

Sigurisht emocionet për dy prindërit e rinj janë të mëdha, por ajo që duket se po e përjeton këtë në maksimum është mami Klea, dhe me të drejtë.

Moderatorja dhe këngëtarja nuk ka hezituar të ndajë detaje për vogëlushin, ndërsa së fundmi na ka prezantuar krevatin e tij dhe blerjet e para.

“Mami mezi po pret të të takojë vogëlush”, shkruan Klea, e cila nuk mundet dot t’i fshehë emocionet. Ajo dhe Elgiti janë një nga çiftet më simpatikë të ekranit dhe fansat mezi po presin të njohin vogëlushin e tyre të parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: