TIRANE

Reperja e njohur shqiptare, Tayna është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale. Ajo ndan shpesh me ndjekësit foto dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore.

Më të rralla janë imazhet familjare, por ndodh që në ditët e veçanta si kjo e sotmja, të publikojë ndonjë foto me anëtarët e familjes. Së fundmi, reperja nga Prizreni ndau me ndjekësit në InstaStory një fotografi të saj bashkë me prindërit.

Familja kishin dalë së bashku për të festuar ditëlindjen e babait. “Gëzuar ditëlindjen babi. Jam shumë mirënjohëse dhe e lumtur që të kam. Të duam”, ka shkruar 23-vjeçarja në InstaStory. Edhe mamaja e Taynas dukej mjaft në formë sikur të ishte motra e këngëtares.

Kujtojmë që Tayna është duke vazhduar të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “Bass”, që është pritur mirë nga fansat.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: