Janë numëruar 276 nga 481 Qendra Votimi në total në Qarkun e Durrësit.

Interesante është ajo që po ndodh me kandidatët e Partisë Demokratike. Më e votuara deri më tani nga radhët e PD është 22-vjeçarja Andia Ulliri. Kjo e fundit ka arritur të grumbullojë 5280 vota.

Pas saj renditet kandidatja Manjola Luku me 4361 vota, Igli Cara me 3.269 vota dhe Rezart Tusha me 3,034 vota.

22-vjeçarja Andia Ulliri renditet e 6 në fletën e votimit, aq sa PD ka fituar mandate në këtë qark. Nëse rezultati do të vijojë me këto ritme, 22-vjeçaren mund ta shohim në shtator në Parlamentin shqiptar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb