TIRANË

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar në rrjetin social “Facebook”, ndërsa sulmon ashpër përfaqësuesit e maxhorancës në qëndrimet e tyre karshi protestës së studentëve.

Ai shprehet mes tjerash se është koha që brenda mazhorancës të ketë mendje të ndarë nëse janë më protestën e studentëve, e cila sot numëron plot 13 ditë apo vijojnë të mbështesin kryeministrin Rama.

“Ta ndajne keta te maxhorances,jane me studentet apo me Edi Ramen, rruge te trete s’ka !!!”, shkruan Vasili.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb