Në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Egnatias, në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 16:45, e vlefshme për javën e 27-të në Kategorinë Superiore, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Dinamos, Rodolfo Vanoli, i cili ka analizuar këtë takim për blutë e kryeqytetit:

“Jemi të vetëdijshëm që kjo do të jetë një ndeshje e rëndësishme për kampionati, por nuk do të jetë ndeshja deçizive sepse ka ende shumë pikë dhe sfida në dispozicion.

Pauza e kombëtareve na serviri diçka të mirë, për tu njohur më shumë edhe për të kuptuar se çfarë duhet të përmirësojmë. Duke parë dhe ndeshjen ndaj Tiranë që djemtë kanë bërë një ndeshje pozitive, jam i bindur që nëse mbajmë këtë ritëm dhe mentalitet, mund të bëjmë gjëra të mëdha.

Skuadra duhet të fillojë të luajë për renditjen, për presidentin dhe klubin tonë dhe të fitojmë tifozët tanë sepse Dinamo ka shumë tifozë dhe ne duam që të sjellim në stadium fansat e Dinamos. Tifozët tanë mund t’i sjellim në stadium duke bërë paraqitje të rëndësishme, me zemër dhe sakrificë.

Jemi të vetëdijshëm që luajmë me një skuadër të fortë, sepse ka 4 pikë më shumë se ne, por do të jetë fusha ajo që do të thotë se cila është më e fortë. Ashtu edhe ndaj Tiranës ne do të shkojmë ta luajmë këtë ndeshje, kam djem të mrekullueshëm që po stërviten shumë mirë.

Më vjen mirë që ata kanë pranuar këtë sfidë sepse ne duhet të shpëtojmë me çdo kusht. Kemi ende 10 ndeshje përpara dhe 30 pikë në dispozicion. Duhet të luajmë 10 finale, sepse nëse fitojmë nesër dhe humbasim duelin e ardhshëm jemi sërish në vendnumëro. Na duhet vazhdimësi.

8 ndeshjet e fundit të kampionatit, Dinamo ka marrë 4 pikë, ne duhet të ndryshojmë gjithçka. Ne kemi sulmues të fortë dhe të rinj, por nuk njihnin sulmin në portë dhe intuitën.

Unë jam duke punuar shumë për këtë pjesë dhe jam i bindur që sulmuesit tanë do të gjejnë shumë shpejt rrugën e rrjetës dhe do të bëjnë shumë gola. Unë mund të stërvis këtë skuadër që edhe ata të kuptojnë se çfarë do të thotë stërvitje e nivelit të lartë, që nuk ishin të ambjentuar për një trajnim të tillë.

Por janë duke u munduar që të arrijnë objektivat me shumë punë dhe kjo është kthesa jonë. Unë bëj trajnerin, nuk gjykoj gjëra jashtë limitet e futbollit, arbitri me siguri do të bëjë mirë dhe tani që është VAR-i nuk mendoj se do të bëjnë gjëra negative. Rezultatin duhet ta gjejmë ne nëpërmjet paraqitjeve tona.

Nuk më intereson faktori i jashtëm, më intereson vetëm fusha e blertë. E njoh kampionatin shqiptar, i njoh dhe disa nga kampionatet në Europë, por besoj gjithmonë në gjëra pozitive në një sport të vërtetë dhe uroj që nesër të jetë një ndeshje sporti dhe nuk duhet që të flasim për gjëra të tjera.

Simoni, falë Zotit nuk e kishte dëmtimin kaq të rëndë, për 10 ditë besoj se do të jetë në dispozicion, por nuk kemi vetëm të kemi dhe dy portierë të tjerë. Jam besimplotë për atë që do të luajë nesër.”, përfundoi Vanoli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb