Partia e Lirisë ka njoftuar se pas pak do të transmetojë një audio mesazh urgjent të Presidentit të PL, Ilir Meta.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat bëhet me dije se Meta do të flasë për një presion që i është bërë në qeli.
Njoftimi i Partisë së Lirisë:
Pas pak, Presidenti Meta do t’u drejtohet me një audio-mesazh të gjithë shqiptarëve në lidhje me një presion ordiner në adresë të tij, në shkelje të hapur të të drejtave të njeriut dhe ligjeve në fuqi, nga administrata e institucionit ku ndodhet në paraburgim!
(BalkanWeb)