Bastian Schweinsteiger pak ditë më parë u largua nga Britania pasi Manchester United dhe më konktretisht Jose Mourinho nuk e konsideronte më pjesë të ekipit. Gjermani nga fillimi i sezonit nuk i kishte bërë 3 ndeshje si titullar dhe për këtë arsye kërkoi largimin nga 20 herë kampionët e “Premier League” duke zgjedhur MLS (Kampionatin Amerikan të Futbollit) për vazhdimin e karrierës, konkretisht ekipin e Chicago Fire.

Pas gjithë kësaj prapaskene qëndronte tekniku portugez i djajve, Jose Mourinho. Por sot, “special 1” i ka kërkuar falje publikisht mesfushorit 32 vjeçar gjerman pasi është penduar për trajtimin që i ka bërë atij, raporton “The Sun”.
nintchdbpict000310471937
“Schweinsteiger është në kategorinë e lojtarëve për të cilët unë ndihem keq ç’ka kam bërë”, deklaroi Mourinho në konferencë për shtyp para ndeshjes me WBA. “Nuk dua të flas për të si lojtar, si lojtar që unë do ta blija apo jo. Dua të flas për të si një profesionist, si një njeri”.

“Gjëja e fundit që ia thash para se të shkonte ishte: “Nuk isha i drejt me ju. Dua të tregohem i sinqertë tani”, ka shtuar Mourinho.

“Kur më pyeti se a mund ta lë të largohet, unë i thash: ‘Po ju mund të largoheni’, sepse kam gabuar me ty një herë, nuk dua të ndodh edhe herën e dytë”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb