Në disa qytete të Afganistanit kanë shpërthyer protesta, që janë kundër pushtetit të ri nga talebanët.

Qytetarë të shumtë kanë dalë me flamuj kombëtar në duar dhe marshojnë nëpër rrugët e qyteteve. Një zyrtar i OKB-së ka thënë se Afganistani po përballet me një krizë ushqimore dhe sfidat për to do të jenë të shumta.

Nga krahu tjetër luftëtarët talebanas kanë lëvizur me shpejtësi dhe kanë shtypur kryengritjet, duke regjistruar dhe dy viktima. Në provincën Khost, autoritetet talebane kanë vendosur shtetrrethim 24 orësh për të qetësuar turmën e njerëzve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb