DURRËS

Prej rreth 60 orësh ajo ndodhet në terren si shumë kolegë të saj. Pas vetes, në çdo lagje, në çdo rrugë ku shkon për të raportuar ka një valixhe me vete, një valixhe të shtrenjtë shumë, jo me rroba e as plaçka por me një qenie të vogël, më e dashura në botë. Është vajza e saj e vogël 3 muajshe që po njeh profesionin e vështirë të nënës megjithëse ka pak ditë që e ka parë dritën e diellit.

Vajza E Klodit
Vajza E Klodit

Gazetarja e News24, BalkanWeb e Gazeta Shqiptare që raporton çdo ditë nga Durrësi, Klodjana Haxhiaj është një nga qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Banesa e saj e ndërtuar vetëm prej pak kohësh është bërë e pabanueshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Muret janë çarë, suvaja ka rënë dhe me përsëritjen e lëkundjeve të tjera mund edhe të bjerë në tokë. Por pavarësisht asaj që po kalon ajo ndodhet aty për të raportuar për problemet që po kalojnë qindra mijëra banorë të tjerë të Durrësit e Thumanës. Një raportim ‘live’ e më pas pak momente me vajzën, kështu shkojnë orët e saj teksa vazhdon të punojë pa u ndalur.

Si ajo shumë gazetarë të tjerë janë në krye të detyrës megjithëse do donin të ishin në një zonë të sigurt me të dashurit e tyre. Erjoni, Klodi, Erjola, Osmani, Elidoni, Brikena, Enriku, Dorjana, Ida dhe plot të tjerë në redaksitë e tyre që numërojnë minutat dhe tërmetet që nuk kanë lënë të palëkundur asnjë shqiptar dhe luten.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb