Sara Hoxha është një ndër personazhet më të pëlqyer nga publiku që pas bërjes publike të lidhjes së saj me Ledri Vulën. Blogerja e cila arriti t’ia rrëmbente zemrën reperit, tashmë janë dhe prindër të një vajzë.

Reperi sot feston 36-vjetorin e lindjes dhe urimi i partneres së tij nuk kishte si të mos mungonte. Sara ka postuar në Instagramin e saj një album me disa foto të papublikuara më parë të cilat duket se janë bërë përgjatë viteve që ata kanë qenë krahë njëri-tjetrit.

“Gëzuar ditëlindjen shoku im i ngushtë”- ishte urimi i Hoxhës krahas postimit, e teksa në sektorin e komenteve janë bërë urime nga me të ndryshmet nga miq dhe ndjekës së blogeres.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Rikujtojmë se këngëtari teksa ishte i ftuar në programin “Më lër të flas” ka treguar se çfarë kishte ndryshe Sara nga vajzat e tjera që arriti t’ja rrëmbente zemrën. Ledri tha se ajo e ka mbështetur dhe kanë pasur raporte shumë të mira që në fillim, gjë e cila e ka mbajtur të gjatë marrëdhënien e tyre.

“Kishte shumë lek vëlla. A di si mendoj unë, po nuk qe e bukur nuk të tërheq. Më pas edhe po të jetë e bukur dhe e keqe brenda nuk të duhet. Ajo çfarë më ka tërhequr, na ka ecur muhabeti dhe shumë shpejt jemi njohur me njëri-tjetrin dhe e kemi ndihmuar njëri-tjetrin. Raporti i mirë na ka mbajtur bashkë”- u shpreh ai.

Çifti i konfirmoi lajmet në prill të 2020 teksa nisën bashkëjetesën në Prishtinë. Në po të njëjtin vit ata njoftuan se do bëhen prindër për herë të parë.

Në dhjetor të 2020, çifti mirëpriti në jetë një vajzë që i vendosën emrin e veçantë Poem Blu. Ata nuk kanë ngurruar ta shfaqin të bijën në rrjetet sociale madje i kanë krijuar edhe një llogari me emrin e saj në Instagram./Panoramaplus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb