Kim Kardashian duket se e ka lënë pas ndarjen me reperin Kanye West dhe ka vendosur t’i dedikohet krejtësisht vetes. 40-vjeçarja është bërë serish bionde dhe i është rikthyer palestrës, nga ku ka shfaqur linjat perfekte.

Ylli i reality show-t “Keeping Up with the Kardashians” përflitet se është në një lidhje të re dashurie me moderatorin e CNN, avokatin Van Jones.

Burimet pranë tyre thonë se Kim dhe Van kanë një kimi të veçantë dhe kalojnë shumë kohë bashkë.

Kujtojmë se Kim Kardashian u nda nga ish-bashkëshorti Kaney West, pas 7 vitesh martesë. Ata janë prindër të 4 fëmijëve, North, Saint, Chicago dhe Psalm.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: