Futbolli shqiptar është një nga më të varfrit në Europë dhe realiteti është i prekshëm me investimet zero të klubeve në infrastrukturë, manipulimet kontraktuale për shmangiet e taksave dhe klauzolat gjithmonë në favor të tyre, që dëmtojnë realisht futbollistët. Nëse Kategoria Superiore ka nivel shumë më të lartë sesa ligat e para të disa vendeve të tjera në Ballkan, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për ligat e ulëta, ku thuajse të gjitha ekipet varen nga Bashkitë dhe nuk kanë sponsorë si simotrat e tyre të superiores.

Në këto kushte, Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë ka nisur aksionin për t’u ardhur në ndihmë lojtarëve në nevojë, futbollistë të cilët nuk paguhen prej muajsh dhe që gjenden me shumicë duke nisur nga Flamurtari i superligës e deri te skuadrat e provincave në ligat e ulëta.

Njoftimi

Sindikata e futbollistëve shqiptar filloi sot aksionin për të ndihmuar futbollistet në nevojë në ketë kohë të veshtirë të pandemisë. @abluv07

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”
Nënë Tereza! ❤️

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb