Me ftesë të kongresit amerikan, kryetari Partisë Republikane, Fatmir Mediu po zhvillon një vizitë disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fokus të takimeve kanë qenë çështjet e sigurisë, agresioni në Ukrainë, si dhe ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

“Qëllimet e Putin për të destabilizuar nëpërmjet marrëdhënieve me Serbinë në planin ushtarak, inteligjencës dhe mediave, po ashtu dhe me Republika Serbska që ka deklaruar se do tërhiqet nga Federata e Bosnjë & Herzegovinës ishin në qendër të bisedimeve me autoritete të politikës jashtme, mbrojtjes dhe sigurisë në Ëashington” bën me dije Mediu nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale.

Ndër të tjera në Atlantic Council, Mediu u takua me Ian Joseph Brzezinski ekspert i Sigurisë dhe politikës së jashtme, ish Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Europën dhe NATO-s, Gjeneralin John Abizaid ish-komandanti i Komandës Qendrore Amerikane, i cili ka qenë mysafir në Shqipëri në takimin e organizuar në kuadër të koalicionit për lirinë e Irakut në vitin 2006, si dhe me Gjeneralin Mike Barbero Komandanti Forcave Amerikane në IRAK dhe Afganistan.

Mediu1

Mediu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb